Duan ta shohin Kosovën në Shkup e jo në Strumicë! Flet gazetari nga Maqedonia Veriore

Futboll

Duan ta shohin Kosovën në Shkup e jo në Strumicë! Flet gazetari nga Maqedonia Veriore

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 15:57
Safet Ademi

Zhvillimet e fundit në FFK, kanë zgjuar interes të madh përtej kufirit dhe mediat duke bërë copy paste shkruajnë se Maqedonia e Veriut do luajë në finalen e play offit. Eh sikur t’ju plotësoheshte dëshira..

Lajmin për një pezullim të mundshëm të FFK-së dhe atë edhe të përfaqësueses për shkak të përzierjes së politikës në punën e qeverisë së futbollit e bëjnë mediat të afërta me qeverinë e futbollit vendor duke dashur që vëmendja e opinionit në këtë vend të kalojë tek ndodhitë në Kosovë.

Gazetari sportiv nga Shkupi, Safet Ademi që për shumë vite ndjek ndodhitë e futbollit në vendin fqinjë thotë - Maqedonia deri më 20 dhjetor duhet ta njoftojë UEFA-në, për qytetin ku do luhet ndeshja me Kosovën. Ajo në kohë të njëjtë duhet të investojë 250 mijë euro për sistemin e VAR. Të gjitha janë këto hallë për FFM-në. Shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duan ta shohin Kosovën në Shkup e jo në Strumicë.

Pa marrë parasysh se si do shiteshin biletat, Kosova, do ndjehej sikurse në shtëpi. A do kishte guxim FFM-ja, që në stadiumin Mlladost në Strumicë të bëjë edhe një investim të madh sikurse për ndeshjen eliminatore me Shqipërinë.

Me siguri se jo. Për një ndeshje nuk ia vlen të montohet sistemi VAR, kur dihet se në Shkup do luhen ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses së këtij vendi. EH SIKUR TJU PLOTËSOHESHTE DËSHIRA, gazetarëve të cilët morën rolin e UEFA-së. Kuptohet se kjo dëshirë nuk do plotësohet pasi politikajt kosovarë nuk janë edhe aq të marrë për t’u përzier në punët e FFK-së. Të gjithë e dinë se FIFA dhe UEFA duan futboll të pastër pa politikë.” Sipas tij habit fakti se si mediat në gjuhën maqedonase dhe ato shqipe publikojnë një lajm të tillë duke mos pasur asnjë informatë burimore nga UEFA apo nga FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat