Politano shpreson të mbetet tek Interi

Futboll

Politano shpreson të mbetet tek Interi

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:08
Matteo Politano

Sulmuesi i Interit, Matteo Politano nuk po e mendon largimin nga Interi.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, ai iu ka treguar edhe drejtuesve të Interit se nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të Janarit.

26-vjeçari është i vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për një vend titullari në formacionin e Contes, pavarësisht se ka një konkurrencë shumë të ashpër me Lukakun dhe Martinezin që janë duke kaluar në një formë shumë të lartë.

Politano numëron gjithsej nëntë ndeshje me Interin në Serie A këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat