Durmishi prezantohet te Nice në Francë

Futboll

Durmishi prezantohet te Nice në Francë

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:11
Durmishi prezantohet te Nice në Francë

Tashmë është zyrtare. Riza Durmishi, futbollisti me origjinë shqiptare i cili ka gjetur shumë pak hapësira në formacionin e Lazios gjatë kësaj periudhe do të largohet nga bardhekaltrit në merkaton e janarit pasi është gjetur akordi për transferimin e 25-vjeçarit te Nice për 6 muaj deri në përfundim të këtij sezoni.

Marrëveshja është zyrtarizuar dhe Durmishi është prezantuar me fanellën e klubit të tij të ri.

Te Nice e Patrick Viera, mbrojtësi i krahut do të ketë shumë më tepër mundësi aktivizimi dhe dëshira e Durmishit në këto momente është të luajë rregullisht për t’u grumbulluar nga Danimarka në Euro 2020.

Sezonin e kaluar me Lazion Durmishi u aktivizua në 10 takime të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat