Zidane: Gjithçka mund të ndodhë

Futboll

Zidane: Gjithçka mund të ndodhë

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 17:56
Zidane: Gjithçka mund të ndodhë

Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane ka folur para sfidës me Espanyolin në La Liga, që zhvillohet nesër nga ora 13:00.

Zidane në këtë konferencë foli rreth transferimeve të mundshme, ndërsa sa i përket uellsanit Gareth Bale, u shpreh ai duhet ta dijë vet se çfarë bënë.

“Nuk do t’i ndaloj asgjë Balen dhe asnjë lojtarit tjetër. Lojtarët kanë përvojë dhe e dinë vetë së çfarë duhet të bëjnë”, tha fillimisht Zidane.  “Gjithçka mund të ndodhë. Kur të jetë koha e duhur do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Momentalisht jam i lumtur me lojtarët e mi”, shtoi ndër tjerash ai sa i takon afatit kalimtar. Për ndeshjen ndaj Espanyolit, Zidane u shpreh se do të mundohen të japin më  të mirën nga vetja për të arritur një rezultat pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat