Kundërshtar i vështirë për Interin, buzëqesh Milani dhe Juventusi

Futboll

Kundërshtar i vështirë për Interin, buzëqesh Milani dhe Juventusi

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 18:22
Kundërshtar i vështirë për Interin, buzëqesh Milani dhe Juventusi

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë. Një short deri diku i lehtë për Milanin dhe Juventusin, të cilët do të përballet me SPAL dhe Udinese. Atalanta BC v SS Lazio - TIM Cup Final

Interi do të ketë një kundërshtar disi më të vështirë, teksa do të presë në shtëpi Kaljarin. Këta të fundit po kalojnë një periudhë shumë të mirë, teksa pas 14 ndeshjeve në kampionat renditen në vendin e 4-t me 28 pikë.

Buzëqesh edhe Lazio, të cilët do të presin në shtëpi skuadrën e Kremonezes. Ndeshje të vështirë pritet të ketë edhe Roma, që do të luajë në transfertën e “Tardini” ndaj Parmës së Dermakut.

Datat e këtyre ndeshjeve nuk janë përcaktuar ende, por pritet të zhvillohen mes datës 15 dhe 20 janar.

Të gjitha ndeshjet:

Fiorentina-Atalanta
Inter-Cagliari
Juventus-Udinese
Lazio-Cremoneze
Milano-Spal
Napoli-Perugia
Parma-Roma
Torino-Genoa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat