Shala: Me Trepçën gjithmonë ka qenë nxehtë, besoj se edhe të dielën do të jetë ashtu

Futboll

Shala: Me Trepçën gjithmonë ka qenë nxehtë, besoj se edhe të dielën do të jetë ashtu

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 19:23
Shala: Me Trepçën gjithmonë ka qenë nxehtë, besoj se edhe të dielën do të jetë ashtu

Futbollisti i Vushtrrisë,  Bashkim Shala, tha se janë të mobilizuar para sfidës me Trepçën, në kuadër të tetës së finales së Kupës së Kosovës, e cila luhet të dielën në orën 12.30. Vushtrria ka mbushur bateritë para kësaj sfide.

 “Ne jemi përgatitur gjatë javës për ndeshjen e së dielës, të cilën e kemi kundër rivalit fqinj Trepça.

Gjithmonë kur luan Vushtrria dhe Trepça ka qenë ndeshje e nxehtë dhe besoj që edhe këtë të diele do të jetë një ndeshje e nxehtë dhe ndeshje e fortë. Mendoj se përparësi të madhe nuk ka në këtë lojë, mund të jetë në një nuancë përvoja dhe cilësia, por te ne është me i madh”, tha Shala.

Futbollisti flet edhe për stinorin vjeshtor që Vushtrria përfundoi në vendin e 11-të me 15 pikë në Superligë. “Mendoj që jemi pak prapa po nuk ka përfunduar asgjë sa i përket ekipeve në fund të cilat jemi mbetur, fitorja ndaj Ballkanit na mban në shpresë për sezonin e ardhshëm pranveror për ambiciet të cilat i kemi, mbijetesën”, tha Shala. Çka i mungoi Vushtrrisë në vjeshtë, çfarë i duhet dhe a u dëmtua?

“Në fillim kemi pasur një orar jo të mirë dhe rezultatet jo të mira, pastaj na humbi hapi pak me pikë. Mendoj që s’kemi pas aq fat në disa ndeshje, s’kemi merituar të humbim. Për stinorin pranveror besoj që do t’i kompenzojmë këto pikat dhe do të luftojmë deri në fund për ambiciet e klubit”, ka thënë Shala.

1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës 
E shtunë

Ballkani-Trepça ‘89
Drenica-Dardana
Feronikeli-A&N
Vitia-Dukagjini

E diel
Arbëria-Prishtina (zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
Trepça-Vushtrria
Liria-Ferizaj
Gjilani-2 Korriku
Ndeshjet fillojnë në orën 12.30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat