Bomba e futbollit, e kërkoi Van Gal për Manchester Utd, 20-vjeçari firmos për kampionët e Kosovës

Futboll

Bomba e futbollit, e kërkoi Van Gal për Manchester Utd, 20-vjeçari firmos për kampionët e Kosovës

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 19:36
Bomba e futbollit, e kërkoi Van Gal për Manchester Utd, 20-vjeçari firmos për kampionët e Kosovës

Kampionët në fuqi të Kosovës Feronikeli nuk kanë pritur hapjen e afatit kalimtar të janarit për të përforcuar skuadrën.

“Tigrat e Zi’’ firmosën me qendërmbrojtësin belgo-afrikano jugor Keith Groneveld ditën e sotme. Në njoftimin e klubit të Kosovës theksohet se operacioni për transferimin e 20-vjeçarit nga ekipi i Kejp Taunit të Afrikës së Jugut nuk ka qenë i lehtë.

Në komunikatën zyrtare theksohet se dikur 20-vjeçari  u thirr për provë te Manchester Utd kur drejtohej nga tekniku Luis Van Gal, por ai ishtë për teste edhe në Londer te ekipi i Arsenalit.

Në karrierën e tij, Groneveld ka luajtur për ekipet zinxhir të Mechelenit, Standard Lieg dhe së fundmi për Kejp Taunin.

Kampionët në fuqi të Kosovës nuk po arrijnë të ruajnë ritmin e sezonit të kaluar kur fituan Kupën e Kosovës dhe kampionatin. Këtë sezon, ata renditen në vendin e shtatë me 27 pikë, 7 më pak se Ballkani i vendit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat