Berisha vazhdon kontratën me Groznyn

Futboll

Berisha vazhdon kontratën me Groznyn

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 23:17
Bernard Berisha

Bernard Berisha ka njoftuar se e ka vazhduar edhe për tri vjet tjera kontratën me klubin rus Akhmat Grozny.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës.

“I lumtur për rinovimin e kontratës me tri vite të tjera me FC Akhmat Grozny”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe Bernard Berisha është pjesë e Kosovës.

Ai në të shkuarën ka luajtur edhe për Besën e Pejës dhe Skënderbeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat