Real Madridi për herë të parë nuk luan me fanella të bardha në “Santiago Bernabeu”

Futboll

Real Madridi për herë të parë nuk luan me fanella të bardha në “Santiago Bernabeu”

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:37
Real Madridi

Real Madrid sot zhvillon ndeshjen ndaj Espanyolit në “Santiago Bernabeu”, atje ku një fitore e mundshme do t’a ngjiste përkohësisht në vendin e parë me tre pikë më shumë se Barcelona.

Por, Real Madrid për dallim nga ndeshjet tjera si vendas ku veshin fanellat e bardha, sot në Bernabeu ‘Los Blancos’ paraqiten me fanellat e tyre të gjelbërta.

Real Madrid ka zgjedhur të veshë fanellat e gjelbërta si akt solidariteti me lëvizjen e ndryshimit të klimës, pasi në kryeqyteti spanjoll pret samitin e KB ‘COP 25’ për ndryshimin e klimës, që fillon të shtunën dhe zgjatë deri më 13 dhjetor.

Real Madridi është solidarizuar gjithmonë me nisma të tilla.

Kujtojmë që ndeshja e sotme është shumë më rëndësi sepse në javën tjetër Real Madridi do të përballet me rivalin kryesor për titull, Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat