Manchester United e ka seriozisht, kërkon talentin suedez - Bota Sot
Manchester United e ka seriozisht, kërkon talentin suedez

Futboll

Manchester United e ka seriozisht, kërkon talentin suedez

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 12:30
Dejan Kulusevski

Bisedimet mes drejtuesve të Manchesterit dhe agjentit të lojtarit kanë nisur.

Zyrtarët e Manchester United janë takuar me agjentin e Dejan Kulusevskit për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Sipas asaj që shkruan Calcio Mercato, takimi ka qenë i frytshëm për të dyja anët, mirëpo asgjë konkrete nuk është vendosur.

Përpos Manchester United për yllin e Atalantës, i cili është i huazuar tek Parma, janë të interesuar edhe gjigantët italian, Inter e Juventus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat