60.000 tifozë në “Olimpico”, Lazio sfidon tabunë 16-vjeçare ndaj bardhezinjve

Futboll

60.000 tifozë në “Olimpico”, Lazio sfidon tabunë 16-vjeçare ndaj bardhezinjve

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 12:41
Juventusi - Lazio

Mbrëmje Gala në “Olimpico”. 60 mijë spektatorë priten të jenë në stadium për supersfidën e javës së 15-të të Serie A, Lazio-Juventus. Ata do të jenë dëshmitarë të ballafaqimit mes bardhezinjve, të dytët në renditje, dhe bardhekaltërve, të tretët për momentin, që vijnë nga gjashtë fitore radhazi. Ky do të jetë rekordi sezonal i frekuentimit (numrit të tifozëve) të shkallëve të “Olimpico”. Pra, 50 mijë të pranishmit e derbit romak, në javën e dytë të kampionatit, do të tejkalohen. Ky numër është ezauruar për ditë me radhë. 

Tifozët e Juventusit do të pushtojnë kryesisht “bendin e jugut” dhe sektorin e miqve, por edhe “Monte Mario” e “Tiber”. Interesim i jashtëzakonshyëm për ndeshjen, që do të jetë gjithashtu prologu i sfidës së Superkupës së Italisë midis këtyre dy skuadrave, e planifikuar të luhet për dy javë (të dielën e 22 dhjetorit) në Riad.

Juventusi dihet se çfarë synon, i karikuar mbrëmë nga barazimi i zikaltërve. Pra, fitorja sonte i rikthen të besuarit e Sarrit në vendin e parë të Serie A, pozicion që e humbën sfidën pararendëse, kur barazuan në shtëpi me Sasuolo. Për t’iu dhënë më shumë seriozitet ambicieve të tij për Champions, Simone Inzaghi duket e vendosur të aplikojë lojën standarde. 

Kështu, Luiz Felipe është favorit në balotazhin me Bastos për të mbuluar anën e djathtë të mbrojtjes. Parolo dhe Caicedo do të jenë ndryshimet e formacionit nga fillimi, përtej nevojave që do të lindin gjatë lojës. Në sulm, dyshja Correa-Immobile (23 gola gjithsej), gjithashtu, do të kenë si detyrë të thyejnë një tabu, që e sheh Lazion pa fitore në “Olimpico”, në kampionat, kundër Juventusit, prej 16 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat