Barcelona e frikësuar, Bartomeu konfirmon të ardhmen e Messit

Futboll

Barcelona e frikësuar, Bartomeu konfirmon të ardhmen e Messit

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 12:42
Messi

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur në radion Catalunya. Numri një i klubit po mendon të rinovojë kontratën me më të mirin e botës Lionel Messsin. Kontrata e argjentinasit mbaron në verën e vitit 2021 dhe në Camp Nou janë shtuar zërat se "Pleshti" do të largohet pas mbarimit të kontratës në moshën 34-vjeçare. 

Bartomeu mendon se ai mund të luajë dhe për shumë vite dhe do ta mbyllë karrierën te skuadra e Barcelonës. Presidenti e pranon se do të jetë shumë e vështirë të zëvendësohet një futbollist si argjentinasi. Ai shpreh siguri të pakten se argjentinasi do të qëndrojë dhe për disa vite në Barcelonë. 

"Jam i shqetësuar për ditën kur Messi të tërhiqet. Do të doja të nënshkruaja kontrata të tjera me të. Messi ka ende një rrugë të gjatë përpara, ne kemi folur shumë herë. Nuk ka asnjë problem të vazhdojë me ne. Nuk kam asnjë dyshim që ai do të luajë këtu deri sa të tërhiqet. Jam shumë i qartë se do të ndalet këtu dhe do ta mbyllë kur të dojë", - tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat