Përfundojnë pjesët e para në Kupën e Kosovës në futboll, këto janë rezultatet

Futboll

Përfundojnë pjesët e para në Kupën e Kosovës në futboll, këto janë rezultatet

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:23
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar pjesët e para të katër ndeshjeve të Kupës së Kosovës në futboll.

Në krye ndeshjen e këtij rrethi në Therandë, Ballkani dhe Trepça 89 e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë me rezultat pa gola 0:0.

Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi së bashku me kryetarin e klubit të Trepçës 89, Abedin Zeka ndjekin së bashku ndeshjen nga tribunat.

Kujtojmë që Munishi është duke vuajtur dënimi e dhënë nga FFK.

Drenica ka mbyllur pjesën e parë me epërsi të trefishtë (3:0) ndaj Dardanës. Golat për skuadrën e Tahir Lushtakut i shënuan Genc Hamiti dhe Hysen Tahiri i cili arriti të shëno dy herë.

Edhe Feronikeli ka arritur që pjesën e parë ta mbyllë në epërsi në ndeshjen ndaj FC A&N, skuadra kjo e vetme e ligës së dytë në këtë fazë. Rezultati pas pjesë së parë në këtë ndeshje ishte 2:0 në të mirë të djelmoshave të Agim Sopit.

Ndërsa në ndeshjen e katër të ditës së sotme ndërmjet Vitisë dhe Dukagjinit pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë minimale të vendsasve me golin e shënuar në minutat e fund të kësaj pjese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat