FFSHGJ përkrah presidentin Ademi dhe KE të FFK-së - Bota Sot
FFSHGJ përkrah presidentin Ademi dhe KE të FFK-së

Futboll

FFSHGJ përkrah presidentin Ademi dhe KE të FFK-së

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 14:33
Foto nga arkiva: FFSHGJ me Vokrrin, Agimin e Erollin

Jemi ngopur me ndërskamcat nga skema politike e Kosovës dhe nuk i dëshirojmë ato të përcillën në sport, posaqërisht në futbollin e Kosovës, ku viteve të fundit janë arritur rezultate kolosale. Atë që na e la në trashëgim legjenda Fadil Vokrri, me pranimin në UEFA e FIFA e vazhdoi me shumë sukses presidenti i tashëm, Agim Ademi.

Ktheni pak kokën dhe shihni rezultatet e seleksionit te Kosovës në kualifikime: ndër ekipet me të suksesshme në Evropë. Shumë afër qëllimit që në pjesëmarjen e parë në kualifikime të sigurohet pjesëmarrja në aktin final të Kampionatit Evropian. Shikoni rezultatet e U21, U19, U17, seleksioni i femrave dhe kudo emri i Kosovës tash është i nderuar në botë dhe kjo u arrit me punën e mençur të presidentit Ademi, sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihut dhe komplet Komitetit Ekzektiv dhe këta të gjithë me klubet tona të futbollit në Kosovë dhe jashtë.

Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani ku veprojnë 34 klube të futbollit me 87 ekipe të inkuadruara në nivele të ndryshme të Gjermanisë, me brengosje merr lajme për iniciativa të ndryshme për të sjellë trazira në FFK.
Cili është interesi i tyre?

Shumica tyre as nuk dinë çka është statuti!
Shumica e tyre nuk dinë as çka është një OJQ!
Shumica prej tyre nuk dinë as ça është cikli zgjedhor!
Ata sikur të paditur që janë thirren në disa, gjoja parime se sa është mandati i një të zgjedhuri. Poashtu kritikojnë se pse nuk u la më shumë kohë pas vdekjes se Vokrrit që të zgjidhet presidenti i ri.
Në Kosovë u veprua ashtu siç do të veprohej kudo në botë. Sa më shkurt të mbetet i zbrazët një funksion për të cilin prisnin shumë detyra e obligime.
T´ua perkujtojmë të gjithë atyre që “gërvallën” nëpër portale e vende të tjera rreth kësaj çështjeje:
Ish-Presidenti i DFB-së, Wolfgang Niersbach u zgjodh më 2 mars 2012 dhe dha dorëheqje më 9 nëntor 2015. Pra ishte president per 3 vjet e gjashtë muaj. VETËM 8 ditë më vonë, pra më 17 nëntor 2015 u zgjodh presidenti i radhës Reinhard Grindel, i cili këtë funksion e ushtroi nga 17.11.2015 deri më 2.04.2019. Pra nuk e ushtroi këtë funksion për aq kohë sa i kishin mbetur presidentit të kaluar, por GJITHMONË NË KUVENDE ZGJEDHET KRYETARI I RI PËR MANDAT TË PLOTË AQ SA E THOTË STATUTI. Disa që nuk ia duan të mirën futbollit të Kosovës kanë menduar se presidenti Ademi është zgjedhur per aq kohë sa i kishin mbetur Vokrrit!!! Çfarë hipokrizie.
FFSHGJ që nga fillimi i bashkëpunimit më FFK-në ka përkrahur organet që kanë dalë nga vota e lirë e të deleguarve. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Sabri Hashanin, ashtu me Fadil Vokrri dhe tash me Agim Ademin.
Jemi në përkrahje të zbatueshmërisë se akteve normative në fuqi dhe fuqimisht e mbështesim presidentin Ademi dhe Komitetin Ekzekutiv në mposhtjen e atyre që për qëllime karrieriste tentojnë të sjellin turbullira në futbollin e Koosves, kur ai është në rrugën më të mirë të afirmimit të shtetit tonë.
Në kohën kur është ngritur respetki për shtetin tonë në sajë të rezultateve që seleksioni ynë i futbollit po i arrinë në fushën e gjelbërt.
Disa struktura ndoshta të lidhura edhe me politikën e nëntokës në Kosovë, para pak kohe tentuan përmes Gramoz Vokrrit, të birit të legjendës Fadil Vokrri të sjellin trazira, duke menduar se autoriteti i Fadilit do t´u ndihmojë atyre në shembjen e të arriturave të deritashme. Porse strukturat e futbollit në Kosovë e hetuan atë dhe duke injoruar krejtësisht atë iniciativë bënë që ata të ulin bishtin dhe të ikin andej ka ishin nisur.
Kur çdo gjë dukej se ka përfunduar me sukses, ndoshta struktura të njëjta (dy-tre emra i di opinioni) sërish dolën në skenë, tashti përmes Arianit Ahmetit dhe nuk e menduan se dështimin sërish e kanë të garantuar.
Ata në këtë rast sa i sollën dëm, zëvendëssekretarit Ahmeti aq i sollën dëm Kosovës, duke rrezikuar që Kosova të përjashtohet nga UEFA e FIFA. Çka do të thoshte kjo kur dihet çfarë gëzimi kishim ato ditë kur morën dy lajme të mira nga Budapesti dhe Rio për pranimin e shtetit tonë në UEFA e FIFA.
Llogaria shpesh del e gabuar kur qëllimi është i keq.
Duhet të dihet se në një shoqatë, siç është FFK-ja (ashtu është edhe në Gjermani DFB-ja) nuk mund të përzihet asnjë strukturë politike as kurrëfarë tjetër pos ashtu siç është rregulluar me statut dhe këtë mund ta bëjnë vetëm anëtarët e FFK-së.
Me të marrë informacionet se në Kosovë po tentohet të minohet një institucion futbolli, më shumë se strukturat që atë e nisën u gëzuan dy shtete fqinje: Serbia dhe Maqedonia Veriore.
Gëzimi i të dytës kuptohet është që ajo do të kualifikohej direkt pa të zhvilluar ndeshjen, për minifinalën që do t´i jepte gjasa kualifikim në KE, porse e para i gëzohet çdo minimi të sukseseve të shtetit të Kosovës.
FFSHGJ apelon tek strukturat e futbollit në Kosovë: klubet anëtare të FFK-së, Lidhjet rajonale dhe të gjithë ata që e kanë për detyrë të dalin në mbrojtje të rregullësisë dhe të mos lejojnë që për inat apo dëshirë të ndonjë individi të pësojë një gjeneratë e tërë.
A nuk iu duket se pak pësuam për 9 vjet (1991 – 2000) sa rinia jonë ishte jashtë fushave të futbollit?
Sa janë të arsyeshëm ata që dëshirojnë të na kthejnë përseri në atë gjendje?
Rinia e Kosovës e sidomos gjeneratat e reja të futbollistëve duhet të reagojnë ndaj atyre që tentojnë të shëmbin sukseset e futbollit të Kosovës dhe që tentojnë që atyre të rinjëve t´ua ndalojnë depërtimin në skenat evropiane e botërore të futbollit.
Me suspendimin e FFK-së nga UEFA e FIFA kush do të fitonte?
Do të fitonin ata që nuk ia duan të mirën popullit shqiptar dhe ata që nuk e donë përparimin e Kosovës.
FFSHGJ përgëzon presidentin Ademi për rezulatet e deritashme të arritura të të gjitha seleksioneve nën drejtimin e tij dhe të gjithë futbollistëve të Kosovës t´u realizohen ëndrrat e tyre që një ditë për ta të dëgjohet më larg.
Kjo mund të arrihet duke respektuar organet legjitime dhe bartësit e funksioneve të fituara me votën e zgjedhësve.
Të paknaqurit kanë rast në zgjedhjet tjera të fitojnë më shumë dhe është normale që në zgjedhje të fitojë alternativa më e mirë, por edhe ajo që deri aty është dëshmuar se do dhe mund të sjellë përparime.
Në punët e brendshme të FFK-së nuk ka çka kërkon asnjë strukturë politike, as fetare as e ndonjë interesi tjetër. Poashtu as lloj e lloj ministrishë, porse për aktet normative të organizatat joqeveritare vendos vetëm gjykata kompetente, e cila kërkon që ato akte të jenë të harmonizuara me ligjet në fuqi.
FFSHGJ është e idinjuar me veprimet prapa shpinës dhe do të ishte shumë e idinjuar në rast të suspendimit të FFK-së nga UEFA dhe nga FIFA.
Të vazhdojmë me gëzimin që po na sjell ekipi ynë i Kosovës - Nënkryetari
Enver Muzliukaj, Sekretari i përgjithshëm Miftar Dragidella  dhe kryetari Ruzhdi Statovci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat