Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, ja skuadrat që kualifikohen në çerekfinale - Bota Sot
Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, ja skuadrat që kualifikohen në çerekfinale

Futboll

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, ja skuadrat që kualifikohen në çerekfinale

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Kanë përfunduar katër takimet e parë të fazës së 1/8 në Kupën e Kosovës në futboll.

Ballkani, Feronikeli, Dukagjini dhe Drenica kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ballkani ka siguruar çerek finalen e Kupës së Kosovës, pasi në takimin e sotëm mposhti Trepçën 89. 3:0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes në të mirë të skuadrë së Ismet Munishit.

Fitore sot, shënoi edhe Drenica me rezultatin 4:0 ndaj skuadrës së Dardanës.

Kurse, Dukagjini dhe Feronikeli, arritën fitore ndaj skuadrave si Vitia dhe A&N.

Feronikeli mposhti skuadrën A&N me rezultat 3:0, ndërsa Dukagjini arriti ta përmbys disavantazhin pas pjesës së parë duke triumfuar në fund 2:1 ndaj Vitis.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat