Ja kush kualifikohet për Kupë të Kosovës

Futboll

Ja kush kualifikohet për Kupë të Kosovës

Nga: K. G. Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 14:45
Pamje nga ndeshja Feronikeli - AN

Ballkani nga Theranda triumfoi me rezultat bindës 3:0 në përballje me Trepçën ’89 nga Muitrovica, kësisoj kualifikohet në çerekfinalen e Digitalb Kupa e Kosovës në futboll.

Për Ballkanin shënuan Arbër Hoxha (53’), Blendi Baftiu (80’) e Ermal Krasniqi (90+3’), ndërsa  në atë të 52-tën Blend Baftiu dështon nga penalltia.

Drenica nga Skenderaj e mund me 4:0 Dardanën. Feronikeli fiton me 5:0 ndaj A&N dhe Dzkagjini i Klinës me 2:1 kundër Vitisë. 

Rezultatet 
Ballkani-Trepça ’89    3:0
Feronikeli-A&N    5:0
Drenica-Dardana    4:0
Vitia-Dukagjini    1:2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat