Maliqi: Nuk e kemi objektiv Kupën apo titullin kampion

Futboll

Maliqi: Nuk e kemi objektiv Kupën apo titullin kampion

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:04
Maliqi: Nuk e kemi objektiv Kupën apo titullin kampion

Ballkani ka siguruar kalimin në çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës pasi që në shtëpi e ka eleminuar Trepçën ’89 me rezultat bindës 3-0.

Tashmë ‘portokallinjtë’ kanë vënë kandidaturën edhe për fitimin e DigitAlb Kupës së Kosovës, megjithëse në Suharekë preferojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Nuk e kemi objektiv Kupën apo titullin kampion. Na është dhënë mundësia për të luftuar për titull dhe kupë dhe do të luftojmë nga ndeshja në ndeshje”, deklaroi fillimisht Maliqi.

Më tej Maliqi foli edhe për mundësinë që skuadra e Ballkanit të afrojë ndonjë futbollist në afatin kalimtar të janarit.

“Po ne do të shohim me kujdes se çfarë mund të bëjmë për tu përforcuar në këtë afat kalimtar”, përfundoi Maliqi.

Ballkani e ka mbyllur vjeshtën në pozitën e parë të renditjes tabelare në Superligë dhe ndodhet në fazën e çerekfinales të DigitAlb Kupës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat