E majtë precize e Alioskit, fiton Leeds

Futboll

E majtë precize e Alioskit, fiton Leeds

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:07
E majtë precize e Alioskit, fiton Leeds

Leeds vazhdon me serinë e fitoreve në Championship, teksa edhe ditën e sotme ka mposhtur me rezulatatin 2:0 Hudersfield.

Një nga protagonistët kryesorë në këtë ndeshje ishte edhe shqiptari Ezgjan Alioski, i cili mbron ngjyrat e Maqedonisë së Veriut.

27-vjeçari kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 50’. Goli i shënuar nga anësori ishte me të vërtetë spektakolar, teksa me një të majtë precize e dërgoi topin në rrjetë duke mos i lënë asnjë mundësi portierit.

Pas kësaj fitore Leeds renditet në vendin e parë me 43 pikë, teksa ndiqet nga West Bromwich me 42 pikë, por me një ndeshje më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat