Bayerni në krizë, mposhtet nga Monchengladbach! Mehmedi 60 minuta 

Futboll

Bayerni në krizë, mposhtet nga Monchengladbach! Mehmedi 60 minuta 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 17:24
Bayerni në krizë, mposhtet nga Monchengladbach! Mehmedi 60 minuta 

Monchengladbach nuk e lëshon kreun, fiton 2:1 ndaj kampionit në fuqi Bayernin nga Munihu, në takimin derbi të javës së 14-të Bundesliga I.

Në minutën e 49-të, Ivan Persishiç nga rreth 15 metra godet bukur dhe topin e përplas në këndin e epërm të vendasve edhe pse portieri Sommer e preku me majet të gishtërinjve por pa sukses, 0:1 për Bayernin.

Në minutën e 60-të, Ramy Bensebaini nga afërsia me kokë shënon për 1:1, duke e lënë të shtangur portierin Neuer.

 Në fund të takimit Bensebaini i saktë nga penalltia dhe ia siguron fitoren e madhe Monchengladbach me rezultat 2:1. Monchengladbach kryeson me 31 pikë, ndërsa Bayerni peon humbjen e dytë rresht, është në krizë të rezultateve dhe bie në vend të gjashtë me 24 pikë. 
Freiburg shënon fitore me 1:0 ndaj Wolfsburgut.

Autor i golit është Schmid në minutën e 85-të, ndërsa Admir Mehmedi luajti 60 minuta për Wolfsburgun.

Skuadra e Leipzig pa vështirësi e mposhti me 3:1 Hofenheimin. Werner (11' e 52'-nga penalltia) dhe Sabitzer (83') shënuan për fitoren e Leipzig e cila renditet në vend të dytë me 30 pikë dhe Hoffenheimi është në pozitën e tetë me 21 sosh. Bicakcic (89’) shënon golin e nderit për Hoffenheimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat