Prishtina gati për Arbërinë - Bota Sot
Prishtina gati për Arbërinë

Futboll

Prishtina gati për Arbërinë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:36
Prishtina gati për Arbërinë

Me përballjen e nesërme për Kupë, zyrtarisht bije perdja e futbollit për vitin 2019. Prishtina, edhe pse teknikisht është mysafire, e pret skuadrën e Arbërisë nga Dobraja në kuadër të 1/8 së finales.

Arbëria nga Dobraja (Lipjan) është nënkampione vjeshtore e Ligës së parë, me 27 pikë të tubuara (7-6-3, 29:22), vetëm një më pak se kampionët e Besës së Pejës.

Arbëria në Rrethin e dytë apo në 1/16 e finales kishte eliminuar Onixin nga Banja e Pejës (1:0), ndërsa Prishtina Minatorin e Magurës (4:0).

Bardhekaltrit përveç Leonit Abazit të lënduar, nuk kanë mungesa tjera dhe pritet të paraqitet përbërja më e mirë momentale.

Arbëria - Prishtina

E diel, 8 dhjetor - ora: 12.30

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë (Hapet tribuna perëndimore - pa pagesë)

Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Fatlum Jashari, Faton Jakupi - Valbon Hoxha (Gjilan)

E. Haxho: Duhet të japim maksimumin të fitojmë ndeshjen, bëhet e ditur nga FC Prishtina.

“E di që fillimin te Prishtina e kisha pak të vështirë.

Kisha marrë formën, isha aktivizuar në ndeshjet miqësore, por pastaj e kisha një dëmtim të gishtit që më mbajti larg formës dhe normalisht duhej pranuar edhe stolin. Përveç kësaj gjithçka ka shkuar mirë për mua, shto faktin që unë jam i një natyre që shkrihem në grupin apo me të gjithë bashkëlojtarët, si tek ai më i riu 17-18 vjeçari apo te ai më i vjetri apo edhe i karaktereve të ndryshme. Prishtina ka grup të mirë të djemve, kjo më ka ndihmuar edhe që të kaloja sa më mirë kohën gjatë lëndimit duke e gjetur mbështetjen të gjithë çunave në skuadër.

Ndërsa do të jetë kjo ndeshja ime e dytë dhe unë gjithmonë mundohem të jap maksimumin, si për Kupë si për kampionat apo për çfarë do lloj synimi që ka ekipi.

Arbërinë e njohim shumë pak, por kemi marrë informacionet e duhura dhe dimë që gjatë gjithë kohës kanë qenë mirë në klasifikim duke e pasur një grup të konsoliduar dhe duke e marrë parasysh që ndeshja luhet në “Fadil Vokrri”, normalisht që duan edhe të shfaqen apo të tregohen. Pra, na duhet të japim maksimumin të fitojmë ndeshjen dhe të kalojmë tutje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat