Të gjithë në këmbë, Shkëndija kundër Vardarit  - Bota Sot
Të gjithë në këmbë, Shkëndija kundër Vardarit 

Futboll

Të gjithë në këmbë, Shkëndija kundër Vardarit 

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:39
Të gjithë në këmbë, Shkëndija kundër Vardarit 

Kuqezinjtë të dielën zhvillojnë transfertën me Vardarin në duelin e fundit të gjysmësezonit vjeshtor.

Futbollistët e Shkëndijës nga Tetova, kampion në fuqi, para vetes kanë 90-të minutat e fundit kampional për vitin 2019 dhe përballja me Vardarin në Shkup është mundësi e mirë për të shkuar në pushim me rezultat pozitiv. Kuqezinjtë të mërkurën ishin të angazhuar në Kupën e vendit kur u përballën me Rabotniçkin në takimin e parë gjysmëfinal dhe nga e enjtja është punuar me fokus ka sfida e të dielës në fushë të konkurentit për titull.

Të rejat në skuadër
Pasi u lanë të lirë në sfidën e Kupës me Rabotniçkin, në kombinim kthehen Besart Ibraimi dhe Mexhit Neziri me të cilët stafi teknik fiton në zgjidhje si në cilësi ashtu edhe sasi.

Junior në sfidën e të mërkurës dëmtoi kyçin e këmbës kur mori një goditje të rëndë në momentin kur shënoi golin e epërsisë, mirëpo brazilian besohet të jetë gati për lojë, që nënkupton se trajneri Gjoka në dispozicion do të ketë gjithë futbollistët.

Kundërshtari
Vardari nuk njeh fitoren ndaj Shkëndijës në 11-të duelet e fundit mes veti. Kuqezinjtë tanë nuk munden në pesë transfertat e fundit me rivalin nga Shkupi, ndërsa për herë të fundit ka pësuar para dy sezonesh. Në këtë kampanjë dy ekipet janë përballur tre herë mes veti, ku sërish statistika flet për Shkëndijën që eliminoi Vardarin nga Kupa e Maqedonisë së Veriut (barazim 2:2 në Shkup dhe fitore 1:0 në Tetovë), ndërsa dueli i parë kampional i këtij sezoni në Tetovë u mbyll me barazim pa gola.

Përballja e xhiros së 18-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës luhet të dielën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 13:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat