Britanikja dashurohet me Mourinhon, e konfirmon numri i tatuazheve në trupin e saj

Futboll

Britanikja dashurohet me Mourinhon, e konfirmon numri i tatuazheve në trupin e saj

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 13:10
Fansja e flakt

Ajo është 62 vjeçe, por prej shumë kohësh është e dashuruar me Jose Mourinhon, të cilit i ka kushtuar përveçse shumë kohë dedikim, edhe një pjesë të madhe të trupit të saj.

Bëhet fjalë për Vivien Bodycote, që ka bërë 38 tatuazhe me dhe për portugezin në trupin e saj, ndërsa në një intervistë për tabloidët anglezë, tregon se po mendon se cili do të jetë tatuazhi i radhës, sërish me Mourinhon në qendër të vëmendjes.

“Kam shpenzuar mijëra paundë gjatë këtyre viteve, për të bërë tatuazhe për Mourinhon, por ia vlen, pasi e dua dhe do vazhdoj të bëj të tjerë tatuazhe në vijim. Po mendoj se cili do të jetë tatuazhi i radhës”, deklaroi Vivien.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat