Driton Latifi e thotë hapur: Në Veternik duke nxjerr kandidatët nga ‘aftësia e rakisë’ kanë filluar të zbehen

Futboll

Driton Latifi e thotë hapur: Në Veternik duke nxjerr kandidatët nga ‘aftësia e rakisë’ kanë filluar të zbehen

Nga: K. G. Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 13:58
Driton Latifi e thotë hapur: Në Veternik duke nxjerr kandidatët nga ‘aftësia e rakisë’ kanë filluar të zbehen

Analisti i futbollit Driton Latifi, ka shkruar një shkrim të gjatë në lidhje me situatën që po kalon futbollit i Kosovës. Latifi e thotë hapur, pa dorëza, se çfarë po zihet në futbollin tonë. 

“Për zhvillimet rreth futbollit te Kosovës...
Tendencat e nënshkrimeve, takimeve të fshehta, premtimeve, presionit nga personat me influence në politikë dhe gati çdo institucion shtetëror janë të tejkaluara e poshtërësi për të shtënë në dorë një organizatë që deri tash s’ka vërejtje madhore në punë si FFK-ja.

Sjellja në opinion në forme kontrabandimi të një dokumenti shtetëror nga Ministria pa pronar, tregon qasjen e tyre me qëllim të destabilizimit. Takimet në restorantin "e bardhë" në Veternik duke nxjerr kandidatët nga "aftësia e rakisë" kanë filluar të zbehen, nga mungesa e "sponsorit" të faturave. Cila është lëvizja e tyre e ardhshme, kuptohet me influencën politike në sistem drejtësie është lehtë të parashikohet dhe këtë opinioni e di?

Këta njerëz që mendojnë se do të kontrollojnë çdo gjë sikur kane udhëhequr ndër vite në Kosovë në formë pashai, duke shkatërruar shumëçka për përfitime të paskrupullta e mbi të gjitha e kanë shuar shpresën e gjeneratave të tëra, nuk do ta kenë lehtë.

Ju drejtohem me këto fjalë: "Besomeni keni maleverzuar me çdo gjë dhe njerëzit kanë prituar të merren me juve, por kjo kombëtare e Kosovës është shndërruar në nder e krenari për çdo qytetar tonin qoftë në Kosovë apo në diasporë, prandaj ju them mbahuni mirë se çka po bëni, sepse ka grupe që nuk do të ju lënë të bëni çfarë ju doni".

Nga kjo që po kalojmë më së shumti po fërkojnë duart Maqedoni e Serbia, e para për interes e dyta nga kënaqësia se s’jemi në gjendje të bëjmë asgjë të funksionoj. Burime nga UEFA, me thonë se "UEFA është në gjendje gatishmërie, pret vetëm nga FFK-ja që kjo ti bie butonit për përzierjen e politikës dhe i humbisni kualifikimet e prezencën ndërkombëtare për tre deri pesë vitesh".

Më e reja është se në këtë duel nën hije deri me tani për kreun e FFK-së ndërmjet dy grupeve, është formuar edhe një i tretë i cili nga grupet kriminale ka fonde të zeza të nxjerr si xhoker një kandidat eventual në fund, i njohur për salltot e tij politike e biznesore. Përfshirja e dyshes Ademi dhe Salihu në dy komisione tejet të rëndësishme si Hat-trick dhe ai ligjor dëshmojnë më së miri në përkrahjen që ata gëzojnë nga Ceferin e të poshtë në UEFA.

Në anën tjetër, FFK-ja shihet se nga pranimi ka angazhuar njerëz me "misitni" si rasti i zëvendssekretarit, madje nuk përtoi ta avanconte për vetëm dy vite direkt të jetë delegat i ndeshjeve ndërkombëtare (ndonëse ai nuk ka qenë delegat asnjëherë në asnjë ndeshje në vend), duke eliminuar shumë të tjerë me eksperiencë. Kjo i bie sikur ato raste kur i çon peshë fëmijët me dhurata dhe ata me nuk dijnë të ndalen me kërkesa.

FFK-ja po paguan edhe çmimin e vardisjes me Partitë në pushtet në vitet e fundit, me qellim respekti nga ana e saj, por me kërkesa të pafundme nga shefat politik. Hapja e FFK-se për angazhime të futbollistëve me shkollim të duhur, duhet të jete prioritet, ku institucion duhet të mendojë të veprojë si një Korporatë dhe jo një OJQ e vogël.

Federatat e futbollit mbahen gjallë në gjithë boten nga përkrahja e financimi ndërkombëtar i UEFA-së e FIFA-së, prandaj duken "çapkënë" para Zurichut e Nyonit që janë totalisht të pakompromis ndaj politikes dhe influencës së saj.

Politikanë merruni me diçka tjetër se në këtë pune nuk keni të ardhme sado qe ju rrahin shpinën ata që i keni afër, më lehtë e keni të mashtroni për vota, një vend në parlament apo edhe të bëheni Ministër se sa t'ia dilni në futboll, ku njerëzit janë shumë me të rryer se ju në këto pune. Ju kujtoj vetëm një fakt, një herë edhe legjenda Fadil Vokrri i kishte humbur zgjedhjet për kryetar, e kush do ta besonte këtë”, shkruan Latifi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat