Prishtina në cilësinë e mysafirit luajti në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe me shumë vështirësi triumfoi me 1:0 kundër Arbërisë së Dobrajës së Madhe, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Prishtina kualifikohet në çerekfinalen e Digitalb Kupa e Kosovës.
Në minutën e 27-të, Meriton Korenica ka qenë i saktë nga penalltia. Në minutën e 40-të, Kreshnik Bahtiri i Arbërisë gjuan bukur, por shtylla ia mohon golin, ndërsa në atë të 76-tën Prishtina me fat, tërthorësja i shpëtoi nga goditja e Kujtim Qelit.
Gjilani shkërmoqi me 6:1 ekipin e 2 Korrikut të Prishtinës. Për Gjilanin shënuan Fiton Hajdari (7'), Fjoart Jonuzi (22'), Tomisllav Bushiq (35' e 45'), Gerhard Progni (45'), Qëndrim Dautaj (65') dhe për 2 Korrikun Arbnor Shala (18').
Liria nga Prizreni e eliminon Ferizaj, duke e mundur me 1:0 dhe fal golit të Jasmin Muhoviq që realizon nga penalltia në minutën e 28-të.
Në të tetën e finales janë kualifikuar: Prishtina, Gjilani, Liria e Prizrenit, Vushtrria, Dukagjini i Klinës, Ballkani i Therandës, Feronikeli nga Drenasi dhe Drenica nga Skenderaj.
Rezultatet
Arbëria-Prishtina 0:1
Gjilani-2 Korriku 6:1
Liria-Ferizaj 1:0
Trepça-Vushtrria 2:4
Ballkani-Trepça ’89 3:0
Feronikeli-A&N 5:0
Drenica-Dardana 4:0
Vitia-Dukagjini 1:2