Derbi i stinorit vjeshtor është zhvilluar në Shkup mes liderit Vardarit dhe kampionit aktual, skuadrës shqiptare Shkëndija nga Tetova, e cila përfundoi pa fitues, 2:2. Shkëndija importoi një pikë të madhe në kuadër të javës së 18-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Trim i Shkëndijes është Omar Imeri që realizoi dy gola në minutën e 36-të e 65-të dhe për Vardarin realizuan Minevski (20’-nga penalltia) e Adem (54’).
Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës ka bërë përmbysjen e madhe kundër Rabotniçkit. Renova triumfoi me 4:2 ndaj ekipit maqedon.
Renova ishte në disavantazh me 1:3 dhe e përmbysi me 4:3. Për Renovën realizuan: Gafuri (27’-nga penalltia), Ademi (60’), Miovski (62’) e Selmani (77’) dhe për Rabotniçkin shënuan Markoviq (24’), Petkovski (37’ e 48’). Shkupi i pafat, pësoi humbje me 2:3 nga Makedonija GP.
Për shkupjanët shënuan Jusufi (49’) Jurina (90’) dhe për Maledonija GP realizoi Padu (3’, 40’ e 62’).
Struga Trim Lum barazoi 1:1 me Borecin e Velesit. Tafe shënoi në minutën e 60-të për Strugën dhe Kocev në atë të 46-tën për Borecin.
Liga e Maqedonisë së Veriut
Vardari-Shkëndija 2:3
Sileksi-A. Pandev 3:1
Struga Trim Lum-Boreci 1:1
Shkupi-Makedonija GP 2:3
Renova-Rabotniçki 4:3
Tabela
1. Vardar 18 10 6 2 36
2. Shkëndija 18 8 4 6 28
3. Akademija Pandev 18 7 6 5 27
4. Sileksi 18 8 3 7 27
5. Makedonija GP 18 6 8 4 26
6. Struga T&L 18 6 6 6 24
7. Shkupi 18 5 7 6 22
8. Boreci 18 5 5 8 20
9. Renova 18 5 4 9 19
10. Rabotniçki 18 4 3 11 15