Çudi shqiptare - Bota Sot
Çudi shqiptare

Futboll

Çudi shqiptare

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 16:51
Çudi shqiptare

Çudira shqiptare ndodhin tek ekipet e moshave. Dhe për më tepër, në një klub si Tirana.

Ekipi i 17-vjeçarëve të bardhebluve, udhëtonte ditën e sotme drejt Shkodrës, për takimin ndaj KF Shkodrës. Por, në rezultatet që pasqyron vetë FSHF, takimi duket i pezulluar dhe nuk ka nisur.

Në një njoftim të bërë nga Akademia Shkodra në faqen zyrtare të akademisë shkodrane në “Instagram”, bëhet me dije se Tirana nuk kishte uniformën e dytë, dhe për këtë arsye ndeshja nuk ka nisur fare.

Vendasit luanin me uniformë të bardhë, ndërkohë që edhe Tirana kishte uniformë të bardhë, dhe duke e pasur të pamundur që të dyja ekipet të luanin me të njëjtën uniformë, zyrtarët e ndeshjes nuk e kanë nisur. Me shumë mundësi, KF Shkodra pritet që të marrë 3 pikët në tavolinë për këtë ndeshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat