Vitesse dhe Feyenoordi ndahen në paqe

Futboll

Vitesse dhe Feyenoordi ndahen në paqe

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 16:55
Vitesse dhe Feyenoordi ndahen në paqe

Sfida ndoshta më e rëndësishme e kësaj të diele në Eredivisie përfundoi pa fitues. Vitesse, ish-skuadra e Milot Rashicës priste Feyenoordin e Roterdamit në një përballje interesante, që përtej ritmit dhe rasteve në portat respektive nuk pati gola, pra përfundoi 0-0.

Feyenoordi në këtë mënyrë mban poshtë në renditje me vetëm një pikë më pak Vitessen, që mbetet jashtë zonës europiane.

Utrechti parakaloi Feyenoordin në renditje pas sukesit 0-1 në fushën e Groningenit, ku vendosi goli i Ramselaar 9 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Mbetet në fund të renditjes me vetëm 8 pikë Walwijk, që u mposht 1-3 nga Heerenveen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat