Tifozët nuk do të jenë të kënaqur, Arsenal gjen trajnerin e ri?

Futboll

Tifozët nuk do të jenë të kënaqur, Arsenal gjen trajnerin e ri?

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 09:01
Arsenal

Arsenal është në kërkim të një trajneri të ri.

Niko Kovac dëshiron postin e trajnerit në Arsenal dhe ka njoftuar klubin londinez për gatishmërinë e tij.

“Goal” raporton se strategu kroat preferon angazhimin te “Gunners” që janë në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Unai Emery.

48 vjeçari është pa angazhim prej shkarkimit nga Bayern Munich në nëntor.

Kovac dhe përfaqësuesit e tij ishin prezent në Everton të shtunën ku përcollën fitoren e vendasve ndaj Chelseat me rezultat 3:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat