Inter – Barcelona, a do të arrihet marrëveshja e madhe? - Bota Sot
Inter – Barcelona, a do të arrihet marrëveshja e madhe?

Futboll

Inter – Barcelona, a do të arrihet marrëveshja e madhe?

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Inter dhe Barcelona mund të përfshihen në një marrëveshje të madhe.

Barcelona do të niset sot për në Milano për të përgatitur ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Inter.

Skuadra e trajnerit Ernesto Valverde ka siguruar pozitën e parë në grup por “Nerazzurrët” kërkojnë fitoren për t’ju bashkuar në fazën tjetër të garës.

Në një fushë tjetër jashtë asaj të lojës, drejtuesit e klube kanë mundësinë të takohen për të biseduar për dy mundësi të merkatos, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Barcelona është e interesuar për Lautaro Martinezin kurse Inter kërkon Arturo Vidalin.

Palët mund të diskutojnë për një shkëmbim mes tyre derisa klubi katalan ka shprehur gatishmëri të shtojë edhe para për realizimin e marrëveshjes së madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat