FFK-ja publikon procesverbalin e zgjedhjeve të kaluara, Ademi ishte i nominuar për mandat katërvjeçar

Futboll

FFK-ja publikon procesverbalin e zgjedhjeve të kaluara, Ademi ishte i nominuar për mandat katërvjeçar

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 12:56
Agim Ademi

Për Federatën e Futbollit të Kosovës, problemet rreth saj që kanë të bëjnë me mandatin e kryetarit janë të mbyllura.

Shtëpia e futbollit kosovar sot ka dalë me një komunikatë për shtyp duke e publikuar procesverbalin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të 6 korrikut të vitit 2018, ku thuhej se në atë Kuvend në rend dite ishte vetëm një pikë –

zgjedhja e presidentit të ri të Federatës së Futbollit të Kosovës për mandat katërvjeçar 2018-2022.

Po ashtu, FFK e ka publikuar edhe opinionin ligjor të Ministrisë së Administratës Publike, që e konsideron të rregullt atë Kuvend, e po ashtu shkresën nga UEFA, që ia kishte uruar Ademit postin e kryetarit për mandat katërvjeçar në një Kuvend, sipas UEFA-s, të rregullt.

Ky reagim vjen pas insistimit të Arianit Ahmetit – që ia ka mësy postit të kryetarit – për të mbajtur zgjedhje në janar të vitit që po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat