Zidane i kalon në sitë të gjithë, ndeshja me Brugge vendimtare për madrilenët

Futboll

Zidane i kalon në sitë të gjithë, ndeshja me Brugge vendimtare për madrilenët

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 17:54
Zinedine Zidane

Real Madridi do të luajë në Champions League kundër Clube Brugge në Belgjikë. Klubi spanjoll është i kualifikuar së bashku me PSG-në, por në këtë takim trajneri Zinedine Zidane po mendon që t'u japë mundësi lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë minuta. 

Ekipi madrilen është prekur shumë nga dëmtimet, pasi Bale, Marcelo, Asensio dhe James nuk janë ende gati. Numri një i stolit pritet të rikthejë nga minuta e parë Nachon, duke parë mungesat në mbrojtje. Isco mund të marrë vendin e tij në mesfushë, pasi nuk luajti si titullar në ndeshjen e fundit kundër Espanyol-it. 

Numri një i stolit mund të pushojë dhe Benzemanë që ka shumë minuta në këmbë dhe t'i japë mundësinë Luka Jovic. Serbi ka dështuar krejtësisht në "Santiago Bernabeu". Lojtari i ri nuk po justifikon milionat e klubit kundrejt tij. Zidane do të shohë dhe kapacitetin e disa prej lojtarëve të tij në këtë sfidë dhe do të vendosë për ta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat