Liverpool ka rival ekipin e kategorisë së tretë italiane! Kjo falë... Juventusit

Futboll

Liverpool ka rival ekipin e kategorisë së tretë italiane! Kjo falë... Juventusit

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 19:38
Liverpool

 

Me humbjen e Juventusit ndaj Lazios, tashmë ka rënë edhe pathyeshmëria e bardhezinjve, që ishin e vetmja skuadër në Serie A dhe në Europë që nuk kishte njohur ende humbje këtë sezon. Por, nëse disfata e "Zonjës" ndaj Lazios i ka dhënë mundësi Liverpool të Jurgen Klopp të jetë aktualisht skuadra e vetme që nuk ka humbur në kampionat, rekordin mund ta ndajë me ekipi e Serie C në Itali!

E dëgjuat mirë! Sepse, në "top 5" kampionatet kryesore (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë), në tre kategoritë respektive (Elita, kategoria e parë dhe e dytë) vetëm Liverpool dhe Reggina ende nuk kanë njohur humbjen!

Reggina, ish-skuadra e Bogdanit dhe disa emrave të mëdhenj italianë, dominon në grupin e saj në kategorinë e tretë, duke arritur nëntë fitore radhazi në 10 ndeshjet e fundit dhe fitorja e fundit mban shenjën e ish-bomberit të Napolit dikur, German Denis, "El Tanque".

Me një publik të jashtëzakonshëm në stadiumin "Granilli", thuajse 10 mijë çdo fundjavë, skuadra kalabreze ka hipotekuar që tani ngjitjen në Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat