Liverpopoli do të përballet ditën e sotme në transfertë ndaj Salzburgut, në një sfidë tepër delikate për sa i përket kualifikimit për në fazën tjetër. Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, doli ditën e djeshme në konferencën për shtyp, së bashku me kapitenin Henderson, për të folur në lidhje me këtë përballje, teksa nuk munguan “përplasjet” në këtë konferencë.
Klop i është përveshur përkthyesit gjerman, i cili sipas trajnerit të Liverpoolit nuk po i përkthente si duhet fjalët e kapitenit Henderson.
“Është punë m*** kur pranë përkthyesit gjerman është ulur një trajner që flet gjermanisht. Pyetja ishte nëse fitimi i Champions League vjet na ndihmon ne, për shkak se ne gjithmonë jemi dorëzuar në situata të tilla. Henderson nuk tha që do e kalojmë lehtë këtë ndeshje.
Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e kësaj ndeshjeje. Ai po flet për gjëra normale. Ju duhet vërtetë ta dëgjoni atë. Përndryshe e përkthej vetë, nuk është shumë e vështirë”, u shpreh Klopp.
Pastaj trajneri i Liverpoolit filloi të flasë sërish në gjuhën angleze, duke thënë: “Tashmë jam në një humor garues, ashtu siç ju thashë”.