Rashicën, s’vjen ai te ne, ja kush e thotë

Futboll

Rashicën, s’vjen ai te ne, ja kush e thotë

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 11:47
Rashicën, s’vjen ai te ne, ja kush e thotë

Tifozët e Aston Villas i kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjete sociale për të reaguar ndaj lajmit se Milot Rashica është prioritet i klubit për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pas një fillimi mbresëlënës në këtë sezon të Budnesligës, Rashica besohet se e ka alarmuar skuadrën e drejtuar nga Dean Smith. Pas këtij lajmi, tifozët e Aston Villas reaguan në Twitter.

@ Totall_Villa : Mendoj se nëse ai do të largohet nga Bremeni, atëherë do të shkojë te një klub i Ligës së Kampionëve. Ai është një lojtar i pabesueshëm!

@ avfcjoe_ : Ai është i mirë në FIFA

@ vbruani : Rashica do të ishte një transferim i mrekullueshëm. Ai është një lojtar i pabesueshëm.

@ jay_billingham : Do të ishte e mrekullueshme, por s’ka gjasa që ne t’i shpenzojmë 35-40 milionë në janar

@ jacob37778927 : Sipas mendimin tim, ai do të ishte një transferim i mrekullueshëm

@ lukeëoodyy : Ai është shumë i shpejtë, kështu që po, transferojeni ju lutem

@ samë180 : Ai do të ishte transferimi i përsosur për në janar. Ju lutem, ju lutem, ju lutem

Megjithatë, në një intervistë për ‘Kicker’, agjenti i Rashicës, Altin Lala ka thënë që as që bëhet fjalë që Miloti të largohet nga Bundesliga në janar.

 “Afati kalimtar i dimrit nuk është dhe s’do të jetë shqetësim”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat