Ibra ka zgjedhur Milanin, kontrata në detajet e fundit - Bota Sot
Ibra ka zgjedhur Milanin, kontrata në detajet e fundit

Futboll

Ibra ka zgjedhur Milanin, kontrata në detajet e fundit

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 12:20
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ende nuk e ka zyrtarizuar skuadrën e tij të re, siç vepron zakonisht në rrjetet sociale, por që ka zgjedhur Milanin është tashmë e sigurt, nëse u referohesh fjalëve që u ka thënë miqve të tij.

Në realitet, mbeten edhe disa detaje ekonomike për t’u përcaktuar, që lidhen veçanërisht me rinovimin e mundshëm të kontratës pas përfundimit të sezonit aktual.

Gjiganti suedez nuk është i kënaqur nga oferta e parë e Milanit (dy milionë për gjashtë muajt e parë dhe katër milionë për sezonin pasardhës), e sidomos me formulën e saj, sipas të cilës palët do të jenë të lidhur në kontratë fillimisht vetëm për gjashtë muajt e parë, me mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit në varësi të ecurisë së skuadrës në kampionat.

Drejtuesit e “Djallit” mendojnë që propozimi i tyre është serioz, duke parë edhe situatën aktuale. Në këto momente, një staf konsulentësh i jashtëm, jo vetëm menaxheri Mino Raiola, që po punon për ta mbyllur sa më parë marrëveshjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat