Pas fyerjeve ndaj shqiptarëve, reagojnë 'Ballistët'

Futboll

Pas fyerjeve ndaj shqiptarëve, reagojnë 'Ballistët'

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 12:31
Pas fyerjeve ndaj shqiptarëve, reagojnë 'Ballistët'

Ky ështē reagimi i "Ballistëve" të Shkëndijēs, pas fyerjeve ndaj shqiptarëve dhe padrejtësive në ndeshjen kundēr Vardarit në Shkup

Tifogrupi i njohur "Ballistët" nga Tetova ka dal me një reagim të hapur pas fyerjeve antishqiptare dhe padrejtësive të shumta në ndeshjen e së dielës që skuadra e tyre Shkëndija e zhvilloi kundër Vardarit në stadiumin "Todor Proeski" nē Shkup.

Ata njoftojnë se nëse organet kompetente nuk do tē reagojnë, atëherē as ata nuk do të heshtin ndaj këtyre padrejtësive.

Në vazhdim ua sjellim tē plotë reagimin e tyre:

Reagim

Pasi një kohë të gjatë deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim të fyerjeve ksenofobe-nacionaliste ndaj shqiptarëve si popull, në disa ndeshje me radhë në ndeshjet ‘miravci vs Shkëndija’ ku organizatorë të kompeticionit janë miravci, FFM-ja me drejtorin e federatës më të korruptuar dhe organizatorët më jo-profesionalistë gjithashtu edhe kundër rregullave, z.Muhamed Sejdini, ne Ballistët njoftojmë opinionin pasi që ne nuk do të rimë heshtur ndaj këtyre padrejtësive nëse organet kompetente nuk do të reagojnë.

I gjithë klubi i tyre ‘miravci’, tifozët e tyre që mundohen të fshehin në maksimum se janë të nxitur nga parti politike në këtë shtet, qendrimi i tyre kompakt tani më qartë duket se nuk ka aspak të bëje me kulturën e tifozllëkut sportiv - Ultras, FFM-ja, referët që si për çudi në derbin që u luajt në qytetin e Shkupit janë nga Shkupi, shkelën rregullat në ndeshjen e organizuar të Dielen në datë 8.12.2019.

Gjatë gjithë ndeshjes ka pasur tifozë që kanë dalur në pjesen poshtë nga tribunat para pjesës së fushës së futbollit, piroteknikë të hedhur nga tribuna disa herë, gjithashtu kur fyerjet po vazhdonin, referët nuk e ndaluan lojën e as nuk u bë thirrje nga organizatorët e ndeshjes me mikrofon për të mos fyer.

Referimi skandaloz i ndeshjes nga referi Aleksander Stavrev (më konkretisht faktet mund ti lexoni dhe ti shikoni në reagimin publik të klubit tonë KF Shkëndija), tregon qartë qëndrimin e vërtete e të gjithë atyre që përmendem më lartë e veçanërisht atij që po aktron si i ‘verbër’, drejtorit të FFM-së.

Ne si tifogrup do të presim që rastet të denoncohen me arsyetimet se, në organizimet e derbit në Tetovë, nuk mund të ndëgjohen kore raciste përkundrazi gjithmonë ka anim korrekt dhe përkrahës ndaj klubit tonë, piroteknika që nuk hidhen asnjëherë jashtë tribunës tonë ‘Marshin Beqiri’ edhe pse për të cilat nuk kalojnë 12 orë nga ndeshjet futbollistike dhe individët tanë menjëherë dënohen nga MPB-ja, ndërsa nëse nuk do të ketë asnjë denoncim të rasteve të tyre për në ndeshjen e fundit, ne do të ‘përmisojmë’ edhe më shumë sjelljet dhe do të kemi ‘mikpritjet’ shumë më sportive në takimet e rradhës.

Ballistët Tetovë 10.12.2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat