Drita po shkëlqen - Bota Sot
Drita po shkëlqen

Futboll

Drita po shkëlqen

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 13:28
Drita po shkëlqen

Përfundoi sezoni vjeshtor në Ligën e Parë U19, në të cilën janë të renditur në pozitën e dytë me 25 pikë të tubuara.

Nga gjithësej 13 (trembëdhjetë) xhiro të zhvilluara, arritën të fitojnë 8 (tetë) ndeshje, 3 (tri) humbje, 1 (një) barazim dhe një ndeshje kanë pauzuar.

"Jam shumë i kënaqur me atë se çfarë lojtarët kanë treguar e arritur në këto ndeshje, por me pak fat do të ishim edhe të parët në renditje!

Ne vazhdojmë të jemi brenda objektivave, dhe në rrugë të mirë për t’u rikthyer në Superligë.
Duhet t’i falënderojmë të gjithë për mbështetjen, por më së shumti lojtarët të cilët bënë maksimumin, por shumë i sigurt se do të bëjnë edhe më shumë në pranverë", tha Genc Sërmaxhaj, trajner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat