Arsenali interesohet për Ancelottin

Futboll

Arsenali interesohet për Ancelottin

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:03
Carlo Ancceloti

Arsenali raportohet se është i interesuar ta emërojë trajner Carlo Ancelottin, nëse ky i fundit e humb pozitën e trajnerit që po e mban aktualisht në Napoli.

Mediumi italian Calciomercato.com pretendon se Carlo Ancelotti është kontaktuar nga Arsenali, që për moment është pa trajner permanent, pas shkarkimit të Unai Emeryt para dy javëve.

Legjenda e Topçinjve Freddie Ljunberg e ka marrë pozitën e trajnerit të përkohshëm, mirëpo Ancelotti mund të jetë në dispozicion për londinezët brenda pak ditësh.

Kjo pasi që ai duket shumë afër t’i ndajë rrugët me Napolin, ku besohet se ish-trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, do ta zëvendësojë.

60-vjeçari mund të tundohet nga mundësia e kalimin në Angli, pasi që ai e kishte pasur një periudhë të suksesshme atje me Chelsean.

Pas Chelseat, ai e kishte vazhduar karrierën me Paris Saint-Germainin, Real Madridin dhe Bayern Munichun, para se t’i bashkohej Napolit në maj të vitit 2018, për ta zëvendësuar Maurizio Sarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat