Barça e merr vendimin përfundimtar për Rakiticin

Futboll

Barça e merr vendimin përfundimtar për Rakiticin

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Gjiganti katalunas llogarit në mesfushorin kroat edhe në pjesën e dytë të kampionatit

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Ivan Rakitici në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Gjiganti katalunas në fakt llogarit në shërbimet e mesfushorit kroat edhe në pjesën e dytë të sezonit.

Ish-futbollisti i Sevillës nuk kishte hapësira në fillim të këtij sezoni dhe e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Camp Nou.

Mirëpo, duke i pasur parasysh angazhimet e shumta, Barça ka nevojë për bankë të pasur pasi i nevojiten rotacionet e kohëpaskohshme.

Për Rakiticin interesim në Spanjë ka shfaqur Atletico Madridi, ndërsa në Itali e duan Milani e Interi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat