Mediat në Itali zbulojnë përforcimin e madh të Mourinhos - Bota Sot
Mediat në Itali zbulojnë përforcimin e madh të Mourinhos

Futboll

Mediat në Itali zbulojnë përforcimin e madh të Mourinhos

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:58
Kalidou Koulibaly

Skuadra angleze Tottenham ka bërë gati ofertën për shërbimet e qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, ka shkruar të martën gazeta italiane “Tuttosport”.

Bëhet e ditur se Tottenhami i ka ofruar ekipit italian 100 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Koulibalyt gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho po kërkon të forcohet me një mbrojtës dhe ka kthyer sytë kah senegalezi.

Koulibaly është ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A dhe ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka 18 paraqitje në të gjitha garat.

Krahas Tottenhamit, interesim për 28-vjeçarin ka treguar edhe Barcelona e Real Madridi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat