Nejmar largohet, PSG pas sulmuesit të Liverpullit

Futboll

Nejmar largohet, PSG pas sulmuesit të Liverpullit

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:11
Sadio Mane

Braziliani Nejmar Junior nuk po kalon një moment të mirë te PSZH, kjo për shkak të marrëdhënies së rënduar të brazilianit me tifozët parizienë. Fundi i sezonit sipas gjasave do të sjellë edhe largimin përfundimtar nga kryeqyteti francez për Nejmarin dhe lajmin e bujshëm e jep “France Football”. Revista prestigjioze shkon edhe më tej, teksa përveç largimit të Nejmar, raporton se PSZH ka gjetur edhe zëvendësuesin. Bëhet fjalë për Sadio Mane, me sulmuesin e Liverpulin që në verë mund të rikthehet në Francë, aty ku ka luajtur për Mecin. Gjithçka është në kuadër të spekullimeve, teksa fundit i sezonit do të na zbulojë nëse do të kemi diçka konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat