Futbollisti i Kosovës probleme me policinë skoceze

Futboll

Futbollisti i Kosovës probleme me policinë skoceze

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 18:15
Futbollisti i Kosovës probleme me policinë skoceze

Futbollisti nga Kosova, Eros Grezda vazhdon me probleme në Skoci.

Futbollisti shqiptar kësaj radhe ka pasur probleme me policinë skoceze.

Futbollisti shqiptar Eros Grezda e pranoi fajësinë pasi ishte zënë nga policia skoceze duke ngasur makinën Audi RS3, pa leje dhe pa sigurim.

Ngjarja ndodhi muajin e kaluar në Glasgou, derisa policia më pas ia konfiskoi makinën,

Pasi u paraqit në seancë gjyqësore, Grezda pretendoi se nuk e kishte kuptuar që sigurimi i kishte përfunduar ngase nuk e ka kontrolluar.

24 vjeçari u dënua me 400 funta.

“Unë nuk kam qenë i vetëdijshëm që ata i kishin kthyer paratë në llogarinë time. Ata donin informacione për patentë shoferin tim, por unë nuk u përgjigja sepse nuk e pashë atë. Unë nuk e kam parë asnjëherë emailin dhe isha i sigurt se kisha sigurim.

 Dua t’i kërkoj falje gjykatës sepse unë asnjëherë nuk kam dashur që të vozis pa poseduar sigurim. Shpresoj që kjo të mirret në konsideratë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat