Barcelona edhe pa Messin rrëzon Interin, Dortmundi shkon më tej

Futboll

Barcelona edhe pa Messin rrëzon Interin, Dortmundi shkon më tej

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 20:13
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Interi bie nga Champions League. Barcelona edhe pa Lionel Messin shënon fitoren me 2:1 në “San Siro” kundër Interit, në xhiron e fundit të grupit F. Perez shënon në minutën e 23-të, ndërsa Lukaku barazoi 1:1 një minutë pa përfunduar pjesa e parë.

Në minutën e 87-të, Fati hesht “San Siron” kur shënon për 1:2. Barcelona fiton edhe pa Lionel Messin dhe përfundon në vend të parë me 14 pikë, Dortmundi ka 10 dhe Interi 7.

Dortmundi mezi e mposhti me 2:1 Sllavia Pragën. Për Dortmundin shënuan Sancho (10’) e Brandt (61’) dhër për Sllavinë Souçek (43’).

Në të tetën e finales të Champions League janë kualifikuar: Liverpooli, Napoli, Barcelona, Dortmundi, Leipzig, Lyon, Valencia, Chelsea, Real Madridi, PSG, Bayerni, Tottenhami, Manchester City e Juventusi.

Grupi E

Napoli-Genk 4:0 (3:0)

Salzburg- Liverpool 0:2 (0:0)

Tabela

1. Liverpool 6 4 1 1 13:8 13

2. Napoli 6 3 3 0 11:412

3. Salzburg 6 2 1 3 16:13 7

4. Genk 6 0 1 5 5:20 1

Grupi F

Dortmundi-Sllavia 2:1 (1:1)

Interi-Barcelona 1:2 (1:1)

Tabela

1. Barcelona 6 4 2 0 9:4 14

2. Dortmund 6 3 1 2 8:8 10

3. Inter 6 2 1 3 10:9 7

4. Sllavia 6 0 2 4 4:10 2

Grupi G

Benfica – Zeniti 3:0 (0:0)

Lyon-Leipzig 2:2 (0:1)

Tabela

1. RB Leipzig 6 3 2 1 10:8 11

2. Lyon 6 2 2 2 9:8 8

3. Benfica 6 2 1 3 10:11 7

4. Zenit 6 2 1 3 7:9 7

Grupi H

Chelsea-Lille 2:1 (2:0)

Ajax-Valencia 0:1 (0:1)

Tabela

1. Valencia 6 3 2 1 9:7 11

2. Chelsea 6 3 2 1 11:9 11

3. Ajax 6 3 1 2 12:6 10

4. Lille 6 0 1 5 4:14 1

***

Në minutën e 87-të, Barcelona është në epërsi me 1:2 dhe e shtang Interin në “San Siro”. Autor i golit Fati (87’).

80' Interi është ende në barazim me Barcelonë dhe kurrë më afër eliminimit.

61' Dortmundi sërish bë epërsi, 2:1 ndaj Sllavisë. Autor i golit Brandt.

49' Inter- Barcelona 1:1 dhe Dortmund -Sllavia 1:1.

Fillojnë pjesët e dyta

Përfundojnë pjesët e para.

Image

44' Romelu Lukaku shënon për Interin dhe barazon 1:1 me Barcelonën.

Image

43' Sllavia e barazon 1:1 me Dortmundin. Soucek shënon.

35' Azpilicueta thellon epërsinë në 2:0 te Chelseas.

30' interi është në presion për faktin se ky rezultat e eliminon nga Champion league.

23' Carlez Perez kalon në epërsi Barcelonën me 0:1.

19' Abraham shënon dhe Chelsea avancon 1:0 ndaj Lilles.

Image

17' Ende pa gola Inter e Barcelona.

10' Sancho kalon në epërsi Dortmundin.

5' Nuk ka ende gola në takimin Inter e Barcelona.

Fillojnë ndeshjet.

Image

***

Sfida mes Interit dhe Barcelonës si dhe Dortmundit e Sllavia Pragë pritet me padurim, sidomos Interin fitorja e dërgon në të tetën e finales në Champions League në futboll.

Nëse fiton Interi Dortmundit fitorja nuk i bën asnjë vlerë, sepse rezultati i ndërsjelltë është në favor të zikaltërve. Interi si vendas e kishte mundur Dortmundin me 2:0, ndërsa në fushë të skuadrës gjermane kishte humb me 3:2.

Rezultati i ndërsjellë është në favor të Interi. Interi është në vend të dytë me 7 pikë sa ka edhe Dortmundi në pozitën e tretë dhe Barcelona kryreson me 11 sosh në grupin F.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat