Interesant se çfarë shkruan klub i madh anglez për shqiptarin e Kosovës 

Futboll

Interesant se çfarë shkruan klub i madh anglez për shqiptarin e Kosovës 

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:46
Interesant se çfarë shkruan klub i madh anglez për shqiptarin e Kosovës 

Në mesin e katër gjyqtarëve për ndeshjen e së enjtes mes Manchester Unitedit dhe AZ Alkmaarit, në kuadër të Europa League, do të jetë edhe Bekim Zogaj.

Ndeshja luhet nesër në “Old Trafford”, të enjten në orën 21:00.

Për këtë ndeshje në Old Trafford do të shërbejë si gjyqtar anësor shqiptari nga Kosova me nënshtetësi zvicerane Bekim Zogaj, i cili i ka 91 ndeshje të referuara në garat vendore në Zvicër.

“Sandro Scharer i Zvicrës do të jetë gjyqtari kryesore të enjten në mbrëmje. 31-vjeçari i ka drejtuar dy ndeshje të League Europa këtë sezon, përfshirë këtu fitoren 4:0 të Arsenalit kundër Standard Liege në Emirates Stadium në tetor, duke ndëshkuar tetë lojtarë me kartonë të verdhë dhe një me të kuq gjithsej.

Ai do të ndihmohet nga Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, ndërsa Fedayi San do të shërbejë si gjyqtar i katërt. Ne duam t’ua rikujtojmë se sistemi VAR nuk përdoret në fazën e grupeve të Europa League 2019/20”, shkruan në faqen e Manchester Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat