Arsenali planifikon nisjen e bisedimeve me trajnerin e ri

Futboll

Arsenali planifikon nisjen e bisedimeve me trajnerin e ri

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 13:46
Carlo Ancelotti

Arsenali do të zhvillojë bisedimet me Carlo Ancelotti pasi italiani u shkarkua nga Napoli të martën në mbrëmje.

Klubi i Londrës veriore është ende në kërkim të një zëvendësimi të përhershëm për Unai Emery, i cili u pushua nga puna dy javë më parë pas një serie prej shtatë ndeshjeve pa fitore.

Disa emra janë lidhur si kandidatë të mundshëm dhe Ancelotti është shfaqur si një mundësi pas largimit të tij nga klubi i Serie A.

Everton janë të interesuar për Ancelotti, 60 vjeç, dhe gjithashtu do të bisedojnë me të për pasardhësin e Marco Silva, i cili u shkarkua javën e kaluar.

Ndërkohë Arsenal po kërkon një trajner më të ri në moshë, por që një figurë si Ancelotti nuk mund të përjashtohet duke pasur parasysh pasurinë e tij të përvojës në nivelin e lartë, ku ai ka menaxhuar klube si Juventus, AC Milan, Real Madrid dhe Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat