Këto janë zhvillimet e fundit për Muriqin e Kosovës

Futboll

Këto janë zhvillimet e fundit për Muriqin e Kosovës

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 18:20
Këto janë zhvillimet e fundit për Muriqin e Kosovës

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Fenerbahçen, por edhe me Kombëtaren e Kosovës. Tottenhami po vazhdon ta vëzhgojë 25-vjeçarin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk Sporx. Sulmuesi po shfaq formë të jashtëzakonshme me Fenerbahçen, ndërsa shkëlqeu edhe me kombëtaren e Kosovës në kualifikimet e Euro 2020.

Për këtë, klubet e njohura evropiane ia kanë vënë syrin atij. Futbollisti nga Prizreni i ka realizuar 9 gola në 13 ndeshje në Superligën turke këtë sezon, ndërsa i kishte shënuar 17 gola në 34 ndeshje në sezonin e kaluar me Rizesporin.

Nënkampioni evropian raportohet se ka dërguar skautë për ta përcjellë përfaqësuesin kosovar në disa ndeshje, përfshirë këtu edhe në atë kundër Genclerbirligit të premten që shkoi, ku ai shkëlqeu me dy gola në fitoren 5:2.

Krahas Tottenhamit, interesim për 25 vjeçarin kanë shfaqur edhe Lazio, Monaco, Leicester City e Eintracht Frankfurt. Muriqi e kishte nisur shkëlqimin vite më parë, ndërsa forma e tij po rritet dita-ditës.

Me ekipin Giresunspor i kishte shënuar 23 gola në 69 ndeshje. Më pas, për Rizesporin i ka realizuar 25 gola në 52 takime, kurse për Genclerbirligin i kishte shënuar 10 gola në 55 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat