Ja skuadrat që u kualifikuan në të tetën e finales së Champions League

Futboll

Ja skuadrat që u kualifikuan në të tetën e finales së Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 19:55
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Skuadrat që u kualifikuan në të tetën e finales së Champions League në futboll, janë: PSG, Real Madridi, Bayern Munihu, Tottenhami, Manchester City, Atalanta, Juventusi, Atletico Madridi, Liverpooli, Napoli, Barcelona, Dortmundi, Leipzig, Lyon, Valencia dhe Chelsea. Katër skuadra nga Anglia, katër nga Spanja, tri nga Italia e po aq nga Gjermania dhe dy nga Franca, nga pesë shtetet më të forta të Kontinentit të Evropës.

Madridi si vendas triumfoi me rezultat 2:0 në përballje me klubin moskovit Lokomotiva, në kuadër të grupit D. Madridasit në çastet e fundit përkatësisht në xhiron e fundit siguruan kualifikimin. Në minutën e 2-të, Trippier dështoi nga penalltia dhe lëshoi mundësinë e artë për n që ta kaloi në epërsi.

Megjithatë në minutën e 17-të Joan Felix shënon për 1:0 kundër Lokomotivës së Moskës. Atletico thellon fitoren 2:0 me golin e Felipe në minutën e 54-të. PSG ngadhënjen me 5:0 ndaj Galatasarayt falë golave të Icardit në minutën e 32-të, Pablo Sarabia në atë të 35-tën, Neymar (47’), Mbappe (63’), Cavani (85’-nga penalltia). Juventusi fiton në Leverkusen me 2:0 ndaj Bayerit, autorë të golave Cristiano Ronaldo në minutën e 75-të dhe Gonzalo Higuan (90+2). Ronaldo s’e pati të vështirë të shënon nga afërsia. Bayerni Munihu dhe Tottenham treguan lojë shumë të mirë dhe bavarezët fituan me 3:1.

Bayerni shënon fitoren e gjashtë rresht në grupin B. Coman në minutën e 14-të shënon për Bayernin dhe Sessegnon barazon 1:1 në minutën e 20-të. Në fund të pjesës së parë Muller kalon sërish në epërsi Bayernin me 2:1.

Në minutën e 64-të, Coutinho vulos fitoren në 3:1. Real Madridi fiton si mysafir me 3:1 ndaj klubit belg Club Brugge. Në minutën e 53-të, Real Madrid avancon duke iu falënderuar golit të Rodrygo nga rreth 13-14 metra që shkoi në këndin e djathtë përtoke. Vendasi mënjëherë reaguan dhe barazun 1:1 fal Vanaken në minutën e 55-të. Pas 9 minutave (64’) Junior shënon për 1:2 dhe Modriç për 1:3 (90’) për Realin. Në Europa Legaue shkojnë: Club Brugge, Olympiakos, Shakhtar, Bayer, Salzburg, Interi, Benfica dhe Ajaxi.

Grupi A

Club Brugge-Real 1:3 (0:0)

PSG-Galatasaray 5:0 (2:0)

1. PSG 6 5 1 0 17:2 16

2. Real Madrid 6 3 2 1 14:8 11

3. Club Brugge KV 6 0 3 3 4:12 3

4. Galatasaray 6 0 2 4 1:14 2

Grupi B

Bayerni-Tottenham 3:1 (2:1)

Olympiakos-C. Zvezda 1:0 (0:0)

Tabela

1. Bayern 6 6 0 0 24:5 18

2. Tottenham 6 3 1 2 18:14 10

3. Olympiacos 6 1 1 4 8:14 4

4. Cërvena Zvezda 6 1 0 5 3:20 3

Grupi C

Dinamo (ZG)-Manchester City 1:4 (1:1)

Shakhtar-Atalanta 0:3 (0:0)

Tabela

1.Manchester City 6 4 2 0 16:4 14

2. Atalanta 6 2 1 3 8:12

3. Shakhtar Donetsk 6 1 3 2 8:13 6

Dinamo (ZG) 6 1 2 3 10:13 5

Grupi D

Bayer-Juventus 0:2 (0:0)

Atletico-Lokomotiva 2:0 (1:0)

Tabela

1. Juventus 6 5 1 0 12:4 16

2. Atl. Madrid 6 3 1 2 8:5 10

3. Bayer 6 2 0 4 5:9 6

4. Lokomotiva 6 1 0 5 4:11 3

Image

***

Në minutën e 85-të, Mbappe rrëzohet dhe penallti. Cavani i pagabueshëm nga penalltia dhe 5:0.

75’ Cristiano Ronaldo nag afërsia shënon për epërsinë e Juventusit ndaj Bayer Leverkusenit.

 64' Coutinho thellon epërsinë në 3:1 të Bayernit.

64' Junior kalon në epërsi 1:1 Real Madridin.

63" Mbappe shënon për 4:0 për PSG-në.

Në minutën e 53--të Real Madrid avancon duke iu falënderuar golit të Rodrygo nga rreth 13-14 metra që shkoi në këndin e djathtë përtoke. Vendasi mënjëherë reaguan dhe barazun 1:1 fal Vanaken në minutën e 55-të. Atletico thellon epërsinë 2:0 me golin e Felipe në minutën e 54-të.

Në minutën e 47-të, Neymar nga afërsia shënon për 3:0 kundër Galatasarayt. PSG avancon me 3:0.

Në minutën e 2-të, Trippier dështoi nga penalltia dhe lëshoi mundësinë e artë për Atleticon që ta kaloi në epërsi. Megjithatë në minutën e 17-të Joan Felix shënon për 1:0 kundër Lokomotivës së Moskës.

PSG po avancon me 2:0 falë golave të Icardit në minutën e 32-të e Pablo Sarabia në atë të 35-tën. Bayerni Munihu dhe Tottenham lojë shumë e mirë dhe bavarezët në epërsi me 2:1.

Coman në minutën e 14-të shënon për Bayernin dhe Sessegnon barazon 1:1 në minutën e 20-të. Në fund të pjesës së parë Muller kalon sërish në epërsi Bayernin me 2:1. Olympiakos dhe Cërvena Zvezda baras (0:0) në periudhën e parë.

Në 45 minutat e para, pak gola, Club Brugge-Real 0:0, rezultat identik edhe në takimin Bayer-Juventus, ndërsa Bayern Munihu po tregon lojë të mirë dhe avancon me 2:1.

Atletico është në epërsi me 1:0 kundër Lokomotivës dhe shumë afër kualifikimit.

Image

Përfundojnë pjesët e para.

 45' Muller me mjeshtri shënon, Bayerni avancon me 2:1.

30' Bayerni dhe Tottenhami baras 1:1.

17' Joao Felix shënon për Atleticon dhe 1:0 ndaj Lokomotivës.

10' Ende pa gola

Fillojnë ndeshjet.

Image
Pamje nga ndeshja Leverkusen-Juventus

***

Sonte në orën 21.00 sfidat më interesante do të luhet në grupin D mes Bayer Leverkusenit dhe Juventusit dhe Atletico Madridit e Lokomotivës nga Moska.

Juventusi kryeson me 13 pikë, ndërsa Atletico Madridi ka 7, Bayer 6 dhe Lokomotiva 3.

Lufta për vend të dytë është mes Atleticos dhe Bayerit, cila do të shkojë më tej, sonte do të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat