Mourinho flet pas humbjes nga Bayerni

Futboll

Mourinho flet pas humbjes nga Bayerni

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 00:12
Jose Mourinho

Ishte gjithçka e kuptuar sa i përket situatës në grupin B, andaj ndeshja e zhvilluar sot mes Bayernit dhe Tottenhemit ishte sa për statistika.

Gjermanët triumfuan 3-1, për t’i kompletuar kështu të gjitha fitoret, madje duke u bërë skuadra e vetme këtë edicion që e arrin një gjë të tillë.

Megjithatë, trajneri i londinezëve, Jose Mourinho, duket të ketë qenë i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij:

“Ndeshje e mirë për mua. Nuk dua të flas për rezultatin, por kam nxjerrë një mësim të mirë nga kjo ndeshje. Sidomos për lojtarët veç e veç. Kuptohet unë do të dëshiroja që të humbnim 3-2, ose të shënonte Son dhe të barazonim, ose të mposhtemi 3-2 e jo 3-1, por e dija që ndeshja ishte e rëndësishme për arsye tjera:, përfundoi tekniku portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat