Haaland fillon bisedimet me Dortmundin

Futboll

Haaland fillon bisedimet me Dortmundin

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 09:47
Erling Haaland

Erling Haaland ka nisur të mendoj rreth të ardhmes së tij.

Sipas raportimeve të fundit sulmuesi ka qenë në Gjermani të mërkurën për të zhvilluar bisedimet me Borussia Dortmundin.

Mediat në Norvegji raportojnë se lojtari së bashku me agjentin e tij, Mino Raiola kanë mbërritur në aeroportin e Dortmundit, dhe u takuan me drejtuesit e klubit të Dortmundit, një ditë pas humbjes të Salzburgut ndaj Liverpoolit.

Haaland u paraqit në 75 minuta, por nuk ishte në gjendje të shënonte ndonjë gol, kështu duke mbetur në numrin e 8 golave të shënuar.

Manchester United, Juventus dhe Real Madrid janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e 19-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat