Gennaro Gattuso i kishte refuzuar plot 18 oferta për punë, para se të vendoste për ta pasuar Carlo Ancelottin si trajner i Napolit të mërkurën.
Pas gjashtë muajve i papunë, ish-trajneri i Milanit është rikthyer në Serie A për t’i ndihmuar Napolit të luftojë për t’u kthyer në top katërshe pas një fillimi të vështirë dhe zhgënjyese në ligë këtë sezon.
Gazeta italiane La Repubblica raporton se Rino i kishte refuzuar plot 18 oferta të ndryshme për punë gjatë këtyre gjashtë muajve.
Sipas të përditshmes italiane, Gattuso i ka refuzuar ofertat nga shumë klube, në mesin e të cilave janë edhe Valencia në Spanjë dhe dyshja italiane Genoa dhe Sampdoria.
Por Gattuso është tani i gatshëm për një sfidë të re si trajner i Napolit, të cilën do ta nisë këtë fundjavë kundër Parmas.